Një dash me katër brirë u shit tek pazari i kafshëve për kurban, në qytetin Hatay të Turqisë. Blerësit e befasuar qëndronin larg kësaj gjallese të çuditshme, çmimi i së cilës arriti në 1000 lira turke, që i bie afro 250 euro. Megjithëse u shit, disa qytetarë thanë të revoltuar se dashi nuk do të duhej të nxirrej në shitje si kurban, e më pas të përdoret për festën e Kurban Bajramit. Ata akuzonin se dashi ishte me sëmundje hormonale, gjë e cila kishte shkaktuar deformimin e tij në kokë. Rrjedhimisht, kjo sipas normave fetare islame, e pamundëson sakrifikimin e tij, por shitësi që ishte edhe pronari i kafshës, i mohonte këto shpjegime. Dashi, sipas tij, kishte një gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe kjo është vërtetuar sipas raporteve të veterinereve. Si përfundim, dashi sigurisht që tanimë është shtruar në ndonjë sofër në Hatay. Bile ndoshta ka përfunduar më.