Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë që jetojnë në Kosovë se këtu është rritur rreziku për sulme terroriste, duke ju bërë thirrje që të kenë kujdes veçanërisht në festa e tubime. “Qytetarët amerikanë duhet të jenë të vëmendshëm gjatë festave dhe ngjarjeve rreth festimeve të Pashkëve Katolike dhe Ortodokse”, shkruan në faqen e Ambasadës Amerikane në Kosovë, përcjell Klan Kosova. “Ekstremistët vazhdojnë të jenë të fokusuar në lokacione turistike, qendra tregtare, bare, shtëpi lutjesh dhe caqe të tjera. Ju lutemi që të rrisni vigjilencën në këto dhe lokacione tjera të ngjashme”. Veprimet që bëhet thirrje që shtetasit amerikanë duhet ndërmarrë:
“- Mos tërhiqni vëmendje: Të jeni në dijeni për profilin tuaj në publik dhe të shmangeni nga situatat kur tërhiqni vëmendje si jeni amerikan.
– Rishikoni planet rreth sigurisë suaj personale: Kriminelët dhe terroristët mund të monitorojnë lëvizjet tuaja. Ndryshoni rrugën dhe kohën e lëvizjes që të jeni cak më i paparashikueshëm.
– Keni kujdes nga ajo që rrethoheni: Identifikoni lokacionet dhe dalje emergjente ose shërbime të sigurisë në zona publike.
– Shmanguni turmave/demonstratave: Nëse jeni në zona ku mblidhen turma (festime, demonstrata, etj) provoni që të largoheni nga aty, apo së paku, kaloni në cep të turmës, aty ku nga ku mund të largoheni më lehtë nëse është e nevojshme.
– Jeni vigjilent në lokacionet e frekuentuara nga turistët.
– Monitoroni informacionet e fundit nëpër media lokale. Shikoni mediat sociale, TV dhe paralajmërimet në radio, apo institucione si Ambasada e SHBA-së ose Konsullata më e afërt”.