Uashington, 28 janar – Stejt Departamenti amerikan nuk lejoi që gazetarja e Radios publike kombëtare “En-pi-ar”, të udhëtojë me sekretarin shtetëror Majk Pompeo në Evropë dhe Azinë e Mesme, deklaruan nga Asociacioni i Korrespondentëve të Stejt Departamentit.
Gazetarja Mishell Kilimen është larguar nga pres puli i gazetarëve të cilët duhet të udhëtojnë me Pompeon. Kjo ndodh disa ditë pasi sekretari shtetëror, i pakënaqur nga pyetjet për Ukrainën të parashtruara nga një gazetare tjetër të radios, Meri Luiz Keli, në mënyrë demonstrative e lëshoi studion.
Largimi i reporteres Kilimen nga puli është përgjigje e intervistës me kolegen e saj, thuhet në kumtesën e Asociacionit.
Nga Stejt Departamenti tani për tani nuk ka komente.
Siç lajmëruan nga “En-pi-ar”, të premten, Pompeo e ka ndërprerë intervistën me Kelin, pas çfarë i ka thirrur dhe ka përdorë fyerje, i pakënaqur nga pyetjet e parashtruara.
Pas intervistës, Keli deklaroi se Pompeo ka përdorë shprehje të pacipa drejtuar asaj.
Të shtunën, Pompeo deklaroi se gazetarja ka gënjyer – ajo ka dakorduar bisedë për incizimin dhe ka rënë dakord të parashtrojë pyetje në formë jozyrtare pas intervistës, ndërsa pyetje megjithatë i ka parashtrua gjatë incizimit.
Nga “En-pi-ar”, insistojnë “menjëherë t’i lejohet reporteres Mishel, raportuese prej dy dekadave për radion nga Stejt Departamenti, të marrë pjesë në udhëtim.(koha.mk)