Shkup, 21 nëntor – Mali i Zi dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyera. Fuqishëm e mbështesim zbatimin e Marrëveshjes së Prespës dhe miratimin e vendimit për ndryshimet kushtetuese në Kuvend. Besojmë se ky veprim është një hap përpara në kornizën historike. Hyrja në NATO dhe hapja e negociatat para anëtarësimit në BE nuk është e rëndësishme vetëm për Maqedoninë por edhe për stabilitetin afatgjatë të të gjithë rajonit.
Këtë e theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviq në pres konferencën e përbashkët në Shkup me nikoqirin e tij, shefin e diplomacisë së Maqedonisë, Nikola Dimitrov.
Dimitrov theksoi se Mali i Zi dhe Maqedonia ndajnë vizion të përbashkët për Ballkanin dhe Shkupi është mirënjohës për mbështetjen e Podgoricës për anëtarësimin në NATO.
Dy ministrat sot nënshkruan marrëveshje midis Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi, për rregullimin e marrëdhënieve reciproke pronësore-juridike.
Ministrave të Punëve të Jashtme të Malit të Zi Darmanoviq nesër, në një ceremoni solemne, Rektori i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir do t’ia ndajë titullin Doktor nderi i shkencave