Beograd, 10 dhjetor – Gjykata Speciale në Beograd sot e dënoi Darko Shariqin në procedurën e përsëritur me 15 vite burg për shkak të organizimit të kontrabandës së kokainës. Shariq është dënuar me dënim maksimal dhe mbetet në paraburgim.
Darko Shariq është dënuar si organizator i grupit, e cila ka fshehur 5,7 tonë kokainë nga Amerika Jugore në Evropën Perëndimore gjatë vitit 2008 dhe 2009.
Bashkëpunëtorët dhe pjesëtarët e tij të grupit janë dënuar me dënim prej një deri 15 vite burg. Grupi i Shariqit është dënuar gjithsej me 300 vite burg. Dy nga të akuzuarit janë liruar nga aktakuza për ndihmesë të ekzekutuesve pas veprës së kryer penale.
Ai gjykim është shqiptuar pas procedurës së përsëritur, pasi Gjykata e Apelit e ndërpreu aktgjykimin e shkallës së parë prej 20 viteve burg, ndërsa të tjerët me më shumë vite burg.
Gjykata e Apelit atëherë vlerësoi se gjykata e shkallës së parë e ka shkelur ligjin nuk e ka zbatuar ligjin më të lehtë, i cili është sjellë në vitin 2005.
Sipas Kodit Penal nga viti 2005, për prodhimtari të palejuar dhe vendosjen në qarkullim të drogave, është paraparë gjobë prej pesë deri 15 vite burg, ndërsa Shariq këtë herë është dënuar me dënim maksimal me burg.