Darka do të paguhet nga Gabriel Barbosa pasi talenti brazilian më në fund shënoi golin e tij të parë me fanellën e Inter duke i dhënë ekipit tre pikët në minutat e fundit kundër Bologna-s. 20 vjeçari, i njohur ndryshe si Gabigol, ka bërë paraqitje sporadike gjatë këtij sezoni dhe nuk kishte arritur të shënonte që kur u transferua nga Stantos te Inter në verën e kaluar. Por fituesi i medaljes së artë në Rio 2016 më në fund arriti të zhbllokohej në minutën e 81-të të dielën kundër Bologna-s, duke ngjitur Inter në vend të katër të renditjes.
“Në dhomat e zhveshjet Gabigol na ka premtuar një darkë braziliane pas golit të parë,” u shpreh Stefano Pioli pas ndeshjes. Edhe Gabigol u shpreh shumë i lumtur pas sfidës. Një tjetër fakt interesant është se edhe “Fenomeni” Ronaldo golin e tij të parë me Inter e ka shënuar kundër Bologna-s, një ogur i mirë ky. “Jam shumë i lumtur për golin, por akoma më tepër për fitoren e skuadrës. Edhe Ronaldo e ka shënuar golin e parë kundër Bologna-s? Jam shumë i lumtur, i falënderoj të gjithë. Sot darka është nga unë pasi është një ditë e veçantë për mua”, deklaoroi Gabigol.