Shkup, 6 maj– Atleti nga Maqedonia Dario Ivanovski është fituesi në garën gjysmë maratone të “Maratonës Viz Er të Shkupit” , me rezultat prej 1 orë, 9 minuta dhe 10 sekonda.
Atanas Ançevski mori vendin e dytë me 1.14.44 dhe vendin e tretë e fitoi Milosh Rançiq me 1.15.56. Nga gratë në klasifikimin e përgjithshëm tre vendet e para i fituan Miljana Ristiç me 1.29.15, Amela Troziç me 1.32.22 dhe Silvija Shimunoviç me 1.35.06.
Në gjysmë maratonën Ivanovski deklaroi se përparon dhe se periudhën e kaluar është përgatitur në Beograd me atletë shumë të fortë.
Bogdan Cvetkovski është fituesi i parë i Maratonës të Shkupit, në garën prej pesë kilometra.
Gara pesë kilometra ishte më masivja. Tek garuesit meshkuj të parët ishin Cvetkovski, Kristijan Stojani, Leonid Vandevski, ndërsa tek femrat Gresa Bakraçi, Margo Bojaxhieva, Viktorija Gjorgjeska.
Në garën pesë kilometërshe mori pjesë edhe drejtori i Agjencisë për të Rinj dhe Sport Darko Kaevski dhe ministri i Financave Dragan Tevdovski.