Shkup, 10 korrik – Ngecja e reformave në arsimin fillor vjen si pasojë e vendimeve të përshpejtuara, të pa analizuara dhe nga joprofesionistët në këtë fushë, u shpreh kryetari i Lidhjes së arsimtarëve shqiptarë Nuhi Dardhishta. Ai theksoi se për arsim cilësor dhe reforma cilësore duhet të ketë debat të gjerë publik.
Kjo është një lloj pa përgjegjësie e Ministrisë së Arsimit dhe njerëzve që punojnë aty, sepse ata kanë paralajmëruar që do të ketë strategji të arsimit, do të ketë ndryshim të ligjit të arsimit fillorë dhe do të ketë ndryshim në plan-programin e klasave të para, të dyta dhe të tretë. Kjo Ministri e Arsimit tanimë 1 vit që punon, paralajmëroi shumë reforma, dhe asgjë nuk është bërë. Kjo është humbje për 1 vit dhe faktikisht ne humbim dhe nuk arrijmë tek reformat në arsim. Kjo është një neglizhencë, një pa aftësi mund të themi e Ministrisë të Arsimit – tha Nuhi Dardhishta, Kryetar i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë.
Sipas drejtorit të shkollës fillore “25 Maji”, Fadil Murtezani, ngecja e reformave ka qenë e pritshme. Sipas tij një gjë e tillë kërkon kohë dhe analizë të detajuar të të gjithë programeve të parapara. Ai thotë se reformat e përshpejtuara sjellin pasoja tek fëmijët dhe ulje të cilësisë së arsimit.
Duhet të shkojmë gradualisht me reforma të cilët duhet të jenë bazike, të shëndosha dhe të jetë më të kapshme për fëmijët. 1:48 Për të ndryshuar një koncept arsimorë, për të ndryshuar planet mësimore, programet mësimore, kërkohet punë më afatgjate. Për të ndryshuar koncepti i procesit edukativ-arsimorë duhet një verifikim nga mësimdhënësit, prindërit dhe të shohim se sa janë të kapshëm për reforma të reja në arsim – tha Fadil Murtezani, Drejtor i shkollës fillore “ 25 Maji”
Reformat në arsimin fillor u paralajmëruan në janar nga ish ministrja e Arsimit Renata Deskoska. Për ngecjen e reformave dje informoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi i cili ngecjen e arsyetoi duke thënë që dëshirojnë të bëjnë eksperimente me fëmijët dhe se reformat kërkojnë më shumë mjetë financiare./Alsat/