I ri në moshë, por edhe në muzikë, megjithatë me një talent të jashtëzakonshëm. Dard, djaloshi që jeton në Zvicër, por me prejardhje nga Kosova – vjen në një rrëfim shumë të sinqertë për InfraRed të gazetës KOHA ku tregon planet e tij në muzikë…
Bisedoi: Blerand REXHEPI
KOHA: Ç’vend zë muzika në jetën tënde?
Muzika vlen për mua shumë, si 14 vjeçar kam nis me dj dhe shkrime të teksteve por nuk isha i sigurt me nxjerr apo jo ndonjë këngë, tash e pash që po ju pëlqen njerëzve dhe kam më shumë fuqi dhe vullnet me dridh tregun e muzikës dhe të tregoj se kush është Dard.
KOHA: Zgjohesh me këngë në mëngjes?
(Qesh) Jo, akoma më zgjon alarmi…
KOHA: Hiti yt i preferuar?
“Dhelpën dinake” nga Mozziku.
KOHA: Flitet që je duke punuar paralelisht për këngë të reja. Mund të dimë më shumë detaje rreth tyre?
Po është e vërtetë, jemi duke punuar me grupin dhe Labelin që jam në kontratë LoyalMusic dhe producentin tim Zhbeats, vetëm mund të them se 2020 ka me qenë një boom.
KOHA: Gjithsesi, publiku është ai që jep gjykimin më të drejtë… Si ndikoni në jetën dhe perceptimi tek publiku?
Deri më sot kam marrë komplimente shumë të mira por edhe negative e ajo më forcon edhe më shumë sepse e di që ku jam për momentin dhe kam përkrahje të fortë nga fansat dhe familja ime përfshirë këtu edhe miqësia ime.
KOHA: Mendon se ia “rrëmbeve” zemrat atyre me muzikë, a ke menduar për ndonjë profesion tjetër?
Po 100% kanë nisur të më njohur në shumë vende tash edhe në Europë dhe për mua është një motivim i papërshkrueshëm.
KOHA: Pasi i vendosni kyçin derën, lini jashtë saj edhe çështjet e problematikave në punë apo i merrni me vete?
Me vete çfarë të kem i rregulloj direkt dhe nuk lë asgjë anësh.
KOHA: Receta e preferuar?
“Mamas Kitchen”, nuk e ndërroj me asnjë restorant.
KOHA: Cili është vendi më i bukur në botë për ty?
Cyrih, sepse këtu jam rritur dhe gjithë shokët e familjen e kam këtu.
KOHA: Hera e fundit kur ke qenë në pushime?
Verës në Kosovë.
KOHA: Gjëja që doni më shumë në punën tuaj?
Muzika për mua është relaks, ‘I can feel free ëhat i do’.
KOHA: I keni qejf fëmijët? Doni një familje të madhe?
Po, shumë! I dua ekstrem, uroj edhe pak t’i bëj fëmijët e mi.
KOHA: Çfarë leksioni të kanë dhënë prindërit?
Kurrë mos dëgjo të huajt se çfarë flasin. E ke një ëndërr mos e mendo po realizoje me punë se gjithçka është e mundur për të arritur nëse je 100% i bindur.
KOHA: Gjëja e preferuar që dëshiron të bësh çdo të diel?
Me familjen me dal për të shëtit ndonjë drekë apo darkë ose ditën ia kushtoj 100% familjes.
KOHA: Libri i fundit që ke lexuar?
Phuuuu (qesh), është një kohë e gjatë që nuk më kujtohet sepse tash më shumë lexoj portalet online.
KOHA: Projektet që ju presin?
Viti 2020 ka me qenë vit shumë i mirë i kemi disa projekte gati për të goditur tregun e muzikës.