Shkup, 31 maj – Mosdhënia e llogarive fiskale dhe stornimi i dyshimtë i llogarive janë keqpërdorimet më të shpeshta që i ka zbuluar Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) në kontrollet e fundit që i ka zbatuar në periudhën nga data 19 prill deri më 22 maj të këtij viti.
Siç informon drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska në konferencën e sotme për shtyp në këtë periudhë nga 311 objekte të kontrolluara ekipet mobile të DAP-it kanë zbuluar parregullsi në punën e 108 objekteve në mbarë shtetin.
“Numër më i madh i parregullsive 28 ishin konstatuar në Shkup, ku ishin kontrolluar 92 objekte, ndërsa më pak parregullsi, nga një ka në Dellçevë dhe Makedonska Kamenicë”, tha Lukarevska.
Nga fillimi i vitit shtoi, prej 3.086 objekteve të kontrolluara janë konstatuar parregullsi në punën e 362 objekteve, prej të cilave 92 në Shkup, ndërsa vetëm një në Dellçevë.
Me kontrollet janë përfshirë hotele, restorante, piceri, bare, dyqanet e hamburgerit, automekanikë, dyqane për auto pjesë, vullkanizerë, sallone të bukurisë, floktari, lulishte, dyqane për veshëmbathje dhe manifestime që i organizojnë komunat.
“Parregullsi më të shpeshta janë konfirmuar me mosdhënien e llogarive fiskale, përkatësisht shfrytëzimin e llogarive kompjuterike/markerë si zëvendësim i llogarive fiskale, mosposedim të sistemit fiskal rezervë të pajisjes, mosposedim dhe mosevidentim të të dhënave në librin për raport financiar ditor dhe librin urgjent të kontabilitetit, qarkullimin e papërputhshëm, përkatësisht dallim të qarkullimit të gatshëm në arkë dhe qarkullim të evidentuar përmes sistemit fiskal të pajisjes”, tha Lukarevska.
Vlerë më e lartë e dallimit në arkë prej 82.879 denarë, siç potencoi, është konstatuar te obliguesi tatimor në Ohër ku qarkullimi i evidentuar përmes aparatit fiskal ka arritur 53.873 denarë, ndërsa në arkë ka pasur 136.752 denarë.
“Në bazë të analizës së të dhënave nga sistemet fiskale të pajisjes me GPRS pajisje të vendosur janë konstatuar gjendje me një numër të madh të llogarive fiskale stornuese te disa obligues tatimorë. Te disa nga këta obligues është konstatuar stornim i vazhdueshëm ditor i llogarive fiskale që e tejkalon numrin prej 130 në ditë me qarkullim ditor të stornuar total që lëvizë edhe deri në 40.000 denarë”, potencon Lukarevska.
Në muajt mars dhe prill të këtij viti, siç tha, janë stornuar gjithsej 4.127 llogari me vlerë prej mbi një milion denarë dhe atë vetëm te një objekt hotelierik në Shkup, prej 100.000 deri në 500.000 denarë ka 185 llogari të stornuara te tre objekte tjera hotelierike në Shkup, Ohër dhe Prilep, ndërsa prej 50.000 deri në 100.000 denarë të stornuara janë 76 llogari për një muaj te një objekt hotelierik në Shkup.
“Gjithsej në muajt mars dhe prill te 144 obligues tatimor më së shpeshti janë konfirmuar 5.097 llogari stornuese. Ajo do të thotë se obliguesi tatimor i jep konsumatorit llogari fiskale, por përderisa ai nuk e merr shkon në rrezik se do të stornohen dhe në bazë të asaj në të bëhet një lloj fshehje tatimore. Kjo gjendje mund të them se është alarmante”, tha Lukarevska.
Sqaroi se me ligj nuk është i kufizuar numri i llogarive fiskale që mund të stornohen, por shtoi se te objektet te të cilat ekziston stornim i dyshimtë i llogarive Drejtoria zbaton TVSH shumëvjeçare të kontrolluar dhe kontroll të tatimit personal disa vite më parë që të konfirmohet gjendja e vërtetë.
Paralajmëroi se së shpejti DAP do të zbatojë fushatë për ngritjen e vetëdijes te qytetarët të kërkojnë, ndërsa firmat të japin llogari fiskale, si dhe verës do të rriten kontrollet në agjencitë turistike dhe festivalet dhe festat verore.