Shkup, 23 shkurt – Në ndërtesat komunale në “Gjorçe Petrov”, “Butel”, “Gazi Babë” dhe Aerodrom si dhe në përdhesën e Drejtorisë për obligues të mëdhenj tatimor në ndërtesën e LSM-së, Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka hapur sportele shtesë për parashtrimin e paraqitjeve tatimore vjetore.
Nga DAP informojnë se paraqitjet tatimore vjetore në sportelet e sapohapura do të mund të bëhen nga data 26 shkurt deri më 15 mars nga ora 8 deri në orën 16, në Aerodrom deri në orën 18, në Drejtorinë për obligues të mëdhenj tatimor deri në orën 21 gjithashtu edhe në sportelet e vendosura në bodrumin e Drejtorisë rajonale Shkup përballë Dare Xhambaz.
Për të gjitha informatat shtesë dhe ndihmë gjatë plotësimit të Paraqitjes tatimore vjetore, qytetarët mund të drejtohen në Info qendrën 0800 33 000 dhe 02/3253 200 ose të kërkojnë ndihmë nga agjentët tatimor në zyrat tatimore.
Përfundimisht me ditën e djeshme në DAP janë parashtruar gjithsej 85.031 paraqitje tatimore vjetore, ndërsa nga Drejtoria presin të parashtrohen mbi 400 mijë paraqitje tatimore deri në skadimin e afatit përfundimtar.