Kito, 16 korrik – Themeluesi i organizatës Uikiliks, Xhulijan Asanzh nuk do të dorëzohet në një vend në të cilin zbatohet dënimi me vdekje, deklaroi zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Britanisë së Madhe, Alan Dankan në konferencën për shtyp pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Ekuadorit, Hoze Valensija, në Kito.
Dankan shtoi se Britania e Madhe dhe Ekuadori u pajtuan për këtë.
Asanzh në SHBA akuzohet për spiunazh dhe Uashingtoni e kërkon ekstradimin e tij. Seanca gjyqësore për këtë kërkesë është caktuar për në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm në Britani të Madhe.
SHBA-ja e akuzon se e ka rrezikuar sigurinë e diplomatëve dhe ushtarëve të tyre, kur Uikiliks në vitin 2010 publikoi 250.000 dokumente diplomatike dhe rreth gjysmë milionë lëndë të besueshme për aktivitetet e ushtrisë amerikane në Irak dhe në Afganistan. Gjithashtu, Asanzh akuzohet edhe për komplot me analisten e dikurshme ushtarake Çellzi Meming, e cila ia ka dorëzuar dokumentet.
Gjykata londineze e dënoi në 50 javë burg për shkelje të kushteve për lirimin e tij me garanci. Shqyrtohet edhe çështja për ekstradimin e tij në SHBA, ku mund të dënohet në 175 vjet burg.