Danimarka dhe Australia do të ndeshen për ndeshjet e dyta të grupit C. Ndeshja fillon në orën 14:00,në “Cosmos Arena, ndërsa dy trajnerët kanë zbuluar formacionet zyrtare për këtë ndeshje.
Australia vjen pas asaj humbje me Francën, ndërsa Danimarka pas fitore minimale me Perunë. Në këtë ndeshje mund të vendoset kualifikimi direkt për në 16-she i danezëve në rast fitoreje, çka do të thoshte eliminim i mundshëm për Australinë. Ndërsa në të kundërt Australia mund të hapë shpresat për kualifikim.
Danimarka vijon sërish me formacionin 4-3-3, ndërsa Australia i qëndron skemës 4-2-3-1.