Kryeministri danez, Lars Lokke Rasmussen i propozoi sot homologut turk, Binali Yildirim të shtynte vizitën në Danimarkë e parashikuar për në fund të marsit për shkak të tensioneve mes Ankarasë dhe Holandës.
“Një vizitë e tillë nuk mund të bëhet duke shpërfillur acarimin e marrëdhenieve mes Turqisë dhe Holandës. I propozova kolegut ta shtyjmë takimin tonë”, shkruan kryministri danez në një komunikatë. “Në kohë normale, do të ishte një kënaqësi të mirëprisja kryeministrin turk Yildirim me të cilin pata një dialog të sinqertë dhe konstruktiv më 10 dhjetor në Ankara”, shtoi ai. Vizita zyrtare e kryeministrit turk pritej të zhvillohej më 20 mars.