Daniel Donçevski nga Çento për herë të pestë e kapi Kryqin e Shenjtë në ujërat e lumit Vardar, të cilin sot në mesditë nga ura “Liria” te hoteli “Holidej In” e hodhi kryepeshkopi i Ohrid dhe i Maqedonisë, z.z. Stefan. Donçevski të gjithëve u dëshiroi fat dhe beriqet.
“Para së gjithash dëshiroj të gjithë krishterëve t’ua uroj festën e madhe Epifeni – Uji i Bekuar, t’u dëshiroj shëndet, fat, dashuri dhe të jemi të bashkuar secilin vit në paqe, secilin vit të pendohemi dhe ashtu ta festojmë me dashuri dhe me besim të vërtetë festën tonë krishtere”, tha Donçevski.
Para hedhjes së Kryqit të Shpejtë në ujërat e Vardarit, z.z. Stefani para qytetarëve porositi se festat fetare duhet të na përkujtojnë si jetojmë dhe si veprojnë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve, t’i pastrojmë të gjitha mendimet tona të këqija dhe të sjellin freskim shpirtëror.
Për kapjen e kryqit në Shkup janë paraqitur mbi 150 qytetarë.
Paraprakisht, në ora 9, kryetari i KOM, z.z. Stefani ka mbajtur meshë në kishën “Shën Mëria”.