Këngëtari i njohur nga Peja, Ramadan Krasniqi – Dani, ka publikuar projektin e tij më të ri. Kënga, e publikuar për festën e fundvitit titullohet “Keq ma ke ba”. Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është kujdesur Ilir Berani, ndërsa për orkestrimin Virusi. “Zemra Falet” titullohet kënga e fundit e lansuar nga Dani në bashkëpunim me Shkurtën shtatë muaj më parë.