Dani Alves tallet me klubin e tij për gabimin trashanik

“Uroji fat të keq dikujt tjetër”. Ky është reagimi sa ironik aq edhe serioz i mbrojtësit brazilian, Dani Alves, ndaj klubit të tij meksikan, Pumas, pas një gabimi të rëndë në një njoftim zyrtar. “Kërkojmë falje për keqkuptimin”, ishte ndjesa e menjëhershme e klubit.

Le ta sqarojë më mirë këtë situatë: që në muajin korrik, siç dihet, mbrojtësi brazilian u transferua në Meksikë, te Pumas, pas largimit nga Barcelona.

Për të objektivi është vetëm një: të shkojë në Botërorin e Katarit me Brazilin. Do të ishte hera e tretë në karrierë pjesëmarrja me “Seleçaon” në eventin madhor të futbollit për një nga futbollistët më të suksesshëm në histori.

Advertisements

Botërorin i fundit, atë të Rusisë, Dani Alves e humbi për shkak të këputjes së ligamentit të gjurit. Ato kohë, Alves ishte pjesë e PSG-së. Pikërisht ky fakt e lëndoi më shumë kur lexoi këtë njoftimin e gabuar të Pumasit”: “Dëmtim i ligamentit kolateral të gjurit të djathtë”.

Me pak fjalë, jo saktësisht skenari më i mirë i mundshëm pak muaj para Kupës së Botës në Katar, por, në fakt, dëmtimi nuk kishte ndodhur. Dani Alves me anë të një postimi në Twitter fillimisht e ka mohuar me ironi, më pas ka shpjeguar arsyet e vërteta të fizike që e bënë të humbasë ndeshjen ndaj Juarez, në transfertë. “Shoku im, Diogo, më goditi në stërvitje, prandaj nuk udhëtova me ekipin si masë paraprake”.