Shkup, 29 tetor – VMRO-DPMNE sot deri te Kuvendi e parashtroi Propozim-ligjin për amnisti të personave të dyshuar, të akuzuar ose të dënuar për ngjarjet në Kuvend më 27 prill. Propozon, ligji të sillet sipas procedurës së shkurtuar, ndërsa pritjet e grupit të deputetëve opozitar janë kolegët e tyre nga partitë qeveritare në mënyrë konstruktive të marrin pjesë në debatin për ligjin dhe se nuk bëhet fjalë për premtim të rremë për drejtësi dhe pajtim kombëtar.
Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev ka apeluar deri te të gjitha partitë politike dhe deri te liderët e tyre duke e përfshirë edhe kryeministrin Zoran Zaev ta shikojnë ligjin dhe të marri pjesë në sjelljen e tij, ndërsa megjithatë përderisa konsiderojnë se duhet të parashtrojnë edhe amendamente.
“Jemi të gatshëm të bisedojmë dhe negociojmë”, tha Danev.
Ai ka informuar se me këtë ligj parashikohet dhe rregullohet mënyra e lirimit nga ndjekja penale, ndalimi i procedurave të inicuara dhe lirimi i tërësishëm nga vuajtja e dënimit me burg, ndërsa për të cilat ekziston dyshim i themeluar se kanë bërë vepër penale sipas nenit 384 – pjesëmarrje në turmë që do ta pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, sipas nenit 386 dhunë, sipas nenit 385 pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale dhe vepër sipas nenit 313 për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.
“Me këtë propozim-ligj parashikohet edhe fshirje e dënimit të personave të dënuar përfundimisht me ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji”, tha Danev, duke potencuar se me këtë ligj mund të përfshihen të gjithë pjesëmarrësit në dhunën e 27 prillit në Kuvend duke i përfshirë edhe deputetët, por edhe organizatorët dhe pjesëmarrësit tjerë dhe qytetarët në ngjarje.
Sipas Danev, ky propozim-ligj siguron drejtësi për të gjithë, pajtim të vërtetë kombëtar, në vend të selektivitetit dhe siç tha, ndarje të cilat i ofron LSDM.
Qëllimi, sipas tij, është pajtimi kombëtar dhe kthimi i rrjedhave normale në shtet.
Për atë nëse grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do ta përkrahë formimin e komisionit për pajtim të propozuar nga ish kolegët e tyre, ndërsa tani pjesë e grupit të ri të deputetëve, Danev tha se ata ende e ndërtojnë qëndrimin për këtë çështje dhe se këto ditë do të tregohet.
Në pyetjen nëse do të bashkëpunojnë me grupin e ri të deputetëve i cili do të veprojë gjithashtu si opozitar, ai tha se me tetë deputetë kanë lidhje korrekte personale, por që duhet t’i lihet kohës t’i tregojë hapat e ardhshëm.
Në lidhje me ndryshimet kushtetuese VMRO-DPMNE, sipas Danev do të mbetet në përputhje me qëndrimet e saj.
Partia opozitare në të ardhmen me siguri në Kuvend do të veprojë me një grup deputetësh, ndërsa jo sikur deri tani me dhjetë. Dhe me siguri, siç tha ai, nuk do të jetë koordinues i tij.
Koordinuesi i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk dëshironte ta komentojë letrën që tani anëtari i përjashtuar i partisë Sasho Mijalkov e dërgoi deri te lideri Hristijan Mickoski, duke potencuar se punët partiake do të zgjidhen në organet e partisë.