Spektakli i kërcimit “Dance With Me” do të ketë edhe një tjetër sezon, që pritet të dhurojë spektakël.
Edhe këtë edicion, produksioni ka nisur nga puna për të pasur një kast të larmishëm personazhesh, të cilët jo vetëm kanë dëshirë të kërcejnë, por sidomos të sfidojnë veten duke i dhënë publikut një profil tjetër nga ai që njohim.
Sakaq, janë zbuluar dhe konkurentët e parë të këtij spektakli. Për kë bëhet fjalë?
Monika Lubonja, Sazan Guri, Eni Jani dhe Genci Fuga.