Beograd, 4 qershor – “Përmirësimi i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut si duket kishte frymë të shkurtër”, konstaton në tekstin analitik, gazeta “Danas” e cila në Beograd vlen si kritiku i ashpër i pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.
“Në muajin maj, presidenti Aleksandar Vupiq mori pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të vendit fqinj, Maqedonia e Veriut dhe menjëherë pas kësaj kryeministri Zoran Zaev erdhi në hapjen e autostradës Korridori 10 në Serbi. Megjithatë, deklarata e fundit e ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin, i cili është më i theksuar në Qeverinë e Serbisë kur bëhet fjalë për debate me fqinjët, ishte rosë për Shkupin”, shkruan Danas.
Pas deklaratës së presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, se ideja për këmbimin e territoreve dhe korrigjimin e kufijve midis Prishtinës dhe Beogradit është “pa imagjinueshme” dhe se sa më shpejtë duhet të ndërpritet me këtë temë, sa më shpejtë që është e mundur, Vulin i porositi presidentit Pendarovski, se ‘nuk është temë për të si Serbia do ta zgjidhë problemin e brendshëm me Kosovën’, si dhe pasi hesht për “Shqipërinë e Madhe”, ai gjithashtu “duhet të heshtë edhe për Serbinë”.
“Edhe pse asnjëherë deri në fund, ideja e sqaruar për këmbim territoresh, të cilën vitin e kaluar e iniciuan Vuçiq dhe kolegu i tij kosovar Hashim Thaçi, nuk kaloi as në vendet perëndimore, veçanërisht në Gjermani, Vulin e kritikoi pikërisht Pendarovskin”, thekson Danas.
Në tekst theksohet deklarata e Florijan Biber, profesor për studime për Evropën Juglindore në Universitetin në Grac, i cili vlerëson se “tenskionet që reflektohen në deklaratat e Vulinit zbulojnë qasje shumë të ndryshme të të qeverive”.
“Ardhja në pushtet të Zoran Zaevit ishte rezultat i skandalit me keqpërdorimin masim të pushtetit (të Nikolla Gruevskit) dhe të protestave të mëdha qytetare. Si rezultat i kësaj, qeveria serbe ishte armiqësore ndaj qeverisë së saj (të Maqedonisë së Veriut) në deklaratat e saja, sepse është e shqetësuar për modelin e ngjashëm në Serbi Kjo drejtpërdrejtë ndeshet me qëndrimin rus nga rezolutat e larme”, deklaroi Biber për Danas.
Autoritetet serbe, siç shkruan Danas, kanë marrëdhënie të mira me qeverinë paraprake në Shkup dhe ish-kryeministrin Nikolla Gruevski i cili, për shkak të procedurave të ngritura gjyqësore, e braktisi vendin dhe mori mbrojtje në Hungari. Njëkohësisht, Qeveria e Beogradit e kritikoi implementimin e Marrëveshjes së Prespës të Athinës dhe Shkupit, duke theksuar se ajo është refuzuar në referendumin në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë tranzicionit politik në Shkup dhe konfliktit në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, një zbulues serb ishte në ndërtesën që shkaktoi kontradikta. Në muajin gusht të vitit të njëjtë, tërë personeli i ambasadës serbe në Shkup njëkohësisht u tërhoq në Beograd. Arsyet për këtë asnjëherë nuk u sqaruan.
Danas e thekson edhe deklaratën e gazetarit nga Maqedonia e Veriut Sead Rizvanoviq, redaktor në TV 24, sipas të cilit, “niveli in kulturës politike në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut është diametralisht i kundërt. Dhe kështu, nëse deklaratat e tilla se dikush duhet të ‘hesht’ që vijnë nga goja e ministrit serb, ndoshta janë të zakonshme në Serbi, por në Maqedoninë e Veriut janë shumë të rralla dhe me siguri është se ‘një deklaratë e tillë vullgare do të ishte skandal vetvetiu’”.