Vlerësime të shumta për luftëtarin rus, i cili e mbyll karrierën e tij në artet marciale miks me 29 fitore dhe zero humbje. Shifra që flasin vetë, ndërkohë që miliona njerëz anembanë botës e duan atë. Tani që e mbylli në këtë mënyrë, duke lotuar për babanë e tij që humbi jetën pak kohë më parë, do e duan edhe më shumë. Një koment për Khabib e ka bërë edhe Dana White, presidenti i UFC, i cili e konsideron rusin si më të madhin e të gjitha kohërave (G.O.A.T – Greatest of all the time) në disiplinën e tij.
“Urime Khabib, keni arritur gjithçka që i keni vendosur qëllim vetes. Ju jeni luftëtari më i mirë P4P (peshë për peshë) në botë dhe me të vërtetë jeni “G.O.A.T” i këtij sporti. 29-0”, shkruan White në një postim në Twitter.