Gjykata e Apelit Shkup e refuzoi ankesën e mbrojtjes së regjisorit Boris Damovskit dhe ai mbetet në paraburgim në burgun hetues Shutkë. Ai fillimisht ishte në arrest shtëpie, por pas ankesës së Prokurorisë, Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 e ndryshoi vendimin paraprak dhe i caktoi 30 ditë paraburgim. Damovski dyshohet për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë së shtetit për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e RM-së. Damovski, Bogdan Ilievski, Igor Durlovski dhe Vllado Jovanovski ishin organizatorë të protestave “Për një Maqedoni të përbashkët”.