Moskë, 15 tetor – Forcat qeveritare siriane kanë vendosur kontroll mbi qytetin Tabka dhe aeroportin e afërt në provincën Raka, si dhe mbi disa ura në lumin Eufrat dhe dy hidrocentrale, publikoi sot në faqen e saj të internetit, Ministria ruse e Mbrojtjes.
Paraprakisht sot, Ministria publikoi se Damasku ka vendosur kontroll të plotë mbi qytetin Manxhab dhe zonat përreth. Në kumtesë thuhet se forcat amerikane e kanë braktisur bazat në atë qytet. Ky informacion konfirmuar edhe nga ushtria amerikane.