Damask, 3 dhjetor Autoritetet në Damask e akuzuan koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja se kanë gjuajtur raketa ndaj pozitave të armatës siriane, njoftoi agjencia siriane e lajmeve, Sana.
“Forcat e koalicionit amerikan mbrëmë rreth orës 20 (18 sipas Griniçit) kanë gjuajtur disa raketa ndaj pozitave të armatës sonë në malin Al Gurab, në jug të qytetit Al Sukna. Është shkaktuar vetëm dëm material, nuk ka viktima”, kumtoi Sana, duke iu referuar një burimi ushtarak.
Pozitat e sulmuara kanë qenë në Sirinë lindore. Ushtarët amerikanë kanë bazë në Tanf, në jug të Sirisë, në afërsi të kufirit me Jordaninë dhe Irakun, si dhe në veri, deri te kufiri me Turqinë.
Sipas agjencisë Sana, raketat jaë gjuajtur nga baza Tanf.