Në Gjermaninë fqinje, myslimanët janë kryesisht turq ndërsa në Zvicër shumica vijnë nga Ballkani.Në Zvicër jetojnë më shumë se 360.000 myslimanë, ndërsa në Gjermani deri në 4.7 milionë. Në Gjermaninë fqinje ata kryesisht janë turq, në Zvicër shumica vijnë nga Ballkani.
Por, sa i përket devotshmërisë, myslimanët vështirë se ndryshojnë nga të krishterët.
Rreth 360.000 persona që jetojnë në Zvivër nga mosha 15-vjeçare e lart kanë besim mysliman. Përqindja e tyre në popullatën e përhershme rezidente është 5.2 për qind (2016). Numër më i lartë është pjesa myslimane në Gjermani: Grupi hulumtues “Fowid” flet për rreth 4 milionë myslimanë, që përfaqëson një pjesë prej 4.9 për qind.
Megjithatë, në Gjermani nuk ka sondazhe zyrtare: Një studim nga Zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) vlerëson numrin e myslimanëve deri në 4.7 milionë dhe një popullatë prej 5.7 përqind (2015).
Dallimet shfaqen në origjinën e myslimanëve. Në Zvicër, rreth një e treta kanë nënshtetësinë zvicerane. Një e treta e këtyre me nënshtetësi zvicerane vijnë nga Ballkani – veçanërisht nga Kosova dhe Maqedonia. Pothuajse çdo mysliman i nëntë është turk. Në Gjermani, nga ana tjetër, komuniteti mysliman është i dominuar fg! turqit – më shumë se gjysma. Rreth 17 për qind vijnë nga Lindja e Mesme, shkruan “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Pjesa e turqve myslimanë bart pasoja. “Komuniteti turk edhe sot përjeton shpesh një kontroll të fortë nga ana e shtetit turk, i cili ka ndikim”, thotë studiuesi i islamIt,;Rinhard Schulze (65) nga Universiteti i Bernës. “Ka tendenca më të forta mbhk%Cqyrëse dhe kontroll social”. Myslimanët nga Ballkani nuk janë në dijeni të mbikëqyrjes së tillë shtetërore. “Për ta, mjedisi shoqëror dhe në këtë mënyrë edhe adaptimi i Islamit të tyre në shoubi është më i lehtë”.
Nï faktë studimet në Zvicër dhe Gjermani tregojnë se myslimanët nuk ndryshojnë shumë në besueshmërinë e tyre nga të krishterët. Sipas një studimi të Ministrisë së Brendshme gjermane në vitin 2009, rreth 80 për qind e myslimanëve e konsiderojnë veten shumë ose më tepër fetarë. Megjithatë, rreth dy të tretat kurrë ose rrallëherë nuk i ndjekin rite fetare. Dhe nga gratë vetëm një çerek gjithmonë e mban një shami, ndërkohë që më shumë se dy të tretat, nuk e mbajnë.
Sipas Zyrës Federale të Statistikave, përqindja e myslimanëve që asnjëherë nuk kishin marrë pjesë në ritet fetare në vitin e kaluar, (afër gjysma e tyre) është dukshëm më e lartë se ajo e atolikëve dhe protestantëve. Dhe ndërsa 17 për qind e myslimanëve luten çdo ditë, tek katolikët kjo shifër arrin 30 për qind.
Schulze thekson: “Sa më gjatë që do të jetojnë myslimanët në Gjermani ose Zvicër, aq më shumë ata do të bëhen të barabartë në levotshmëri. Sekularizmi për ta është gjithashtu një çështje e natyrshme”.