Të gjitha objektet e blera janë në vende ku nuk ka ambasada. Përjashtim është Praga ku fqinji i parë është ambasada e Koresë e Veriut. Objektet janë larg nga PKD-të tjera dhe nga qendra e qytetit, domethënë në lagje të zakonshme rezidenciale. Kjo gjithashtu tregon edhe mundësinë që çmimi real në kohën kur janë blerë ka qenë më i ulët se ai i paguari
Shkup, 9 maj – Një sërë mangësish, parregullsish dhe mjete të mëdha të shpenzuara nga buxheti shtetëror, janë konfirmuar nga shqyrtimi i dokumentacionit për blerjen e përfaqësive konsullore diplomatike të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit në dhjetë vitet e kaluara, deklaroi sot sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski.
Në konferencën për media në Qeveri, Dimovski theksoi se me vendimin e Qeverisë nga viti 2007, janë miratuar 40 milionë euro për blerjen e 15 përfaqësive diplomatike-konsullore dhe me ribalancimin e buxhetit edhe 10 milionë euro. Janë blerë pesë objekte në Budapest, Pragë, Stamboll, Lubjanë dhe Vjenë në vitin 2007. Me vendimin e ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme u krijuan dy komisione që i kanë zbatuar furnizimet.
“Nga shqyrtimi u konstatua se të dy komisionet kanë punuar vetëm formalisht, domethënë ka dominuar ndikimi i kryetarit të njërit prej komisioneve. Të gjitha objektet e blera janë në vende ku nuk ka ambasada. Përjashtim është Praga ku fqinji i parë është ambasada e Koresë e Veriut. Objektet janë larg nga PKD-të tjera dhe nga qendra e qytetit, domethënë në lagje të zakonshme rezidenciale. Kjo gjithashtu tregon edhe mundësinë që çmimi real në kohën kur janë blerë ka qenë më i ulët se ai i paguari”, deklaroi Dimovski. Janë favorizuar objekte të papërshtatshme dhe të shtrenjta edhe pse ka pasur oferta për objekte më cilësore, me sipërfaqe më të madhe dhe vende përfaqësuese. Janë bërë riparime të panevojshme dhe adaptime të objekteve, edhe atë jocilësore,dhe materiale të paguara shtrenjtë.
Dimovski si shembull e theksoi objektin në Vjenë për të cilin janë paguar 3,5 milionë euro me provizion prej 105 mijë euro dhe rikonstruimi i cili ka arritur 1,4 milionë euro. Shembulli i dytë është objekti në Budapest i cili është në rrezik të rrëzohet, sepse është bërë me cilësi të dobët dhe është krijuar rrëshqitje e tokës. Maqedonia nga viti 2010 për rezidencën dhe ambasadën deri sot paguan qira pavarësisht objektit të blerë prej një milion e 70 mijë euro, tha sekretari shtetëror në MPJ. Në Pragë, megjithatë, objekti i blerë ishte ndërtimi i paligjshëm dhe autoritetet kompetente kanë sjellë vendim për rrëzimin e tij pasi është ndërtuar në kundërshtim me ligjet çeke.
Dimovski theksoi se për blerjen e objekteve është krijuar rrjet i avokatëve të huaj, kompanive të huaja dhe personave të huaj me seli në Budapest, Vjenë, Pragë, Uilnius, Londër dhe ndoshta edhe në qendra të tjera të cilat i kanë koordinuar aktivitetet e tyre me Komisionin për blerjen e objekteve. Në shumicën e marrëveshjeve dominon emri i një pronari të kompanive me origjinë boshnjake dhe në të gjitha shërbimet e avokatisë është përfshirë edhe zyra e avokatëve “Dr Feher dhe partnerët” e avokatit Endre Feher.
“Ka indikacione se kabineti i ish-kryetarit të Qeverisë dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë vazhdimisht dhe në hollësi janë informuar për të gjitha procedurat. Në Bazë të gjithë kësaj ka indikacione se janë bërë shkelje serioze të procedurave për blerjen e objekteve për shkak se janë paguar shuma të mëdha me ç’ka është shkaktuar dëm i drejtpërdrejtë më vëllim më të madh të buxhetit të RM. Të gjitha këto rezultate do t’u dorëzohen autoriteteve kompetente për veprim të mëtejshëm”, tha Dimovski duke shtuar se ende nuk është konfirmuar saktësisht se sa para janë shpenzuar për t’i blerë këto objekte. (koha.mk)