Shkup, 10 dhjetor – Dalje më të madhe deri në orën 13 në 46 pikat votuese të Maqedonisë në të cilat sot votohet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare prej 55.5 për qind është regjistruar në Sofje dhe Ankara. Sipas të dhënave të Komisionit Zgjedhor Shtetëror, në Sofje nga 36 votues të regjistruar kanë votuar 20, ndërsa në Ankara nga 45 të regjistruar kanë votuar 25. Numër më i madh votues nga diaspora janë paraqitur të votojnë në Zvicër, ku në katër vendvotime në Bernë duhet të votojnë 4.255 persona, në SHBA në katër qytete – Uashington, Detroit, Çikago dhe Nju-Jork gjithsej duhet të votojnë 3.086 persona edhe në Australi në dy vendvotime në Melburn dhe Kanberrë ku duhet të votojnë gjithsej 1.807.