Dalja për në Greqi zgjat prej 30 deri 40 minuta

Shkup, 21 korrik – Në vendkalimin kufitar Bogorodicë sot në mëngjes ka rritje të frekuentimit të automjeteve. Koha e pritjes për dalje nga shteti është 30 deri 45 minuta, kumton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, përcjellë KOHA.

Në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë, nuk ka pritje të gjata për dalje dhe hyrje nga shteti.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, shton LAMM.

Dje pritej tre deri në katër orë për hyrje në Greqi për shkak kryerjes së ngadalshme të formaliteteve kufitare në anën greke, ndërsa hapësira ndërkombëtare ishte e mbushur me automjete deri në anën e Maqedonisë. (koha.mk)