Tetovë, 21 prill – Komuna më e vogël sipas numrit të banorëve Jegunovcës deri në orën 15 sërish ka përqindje më të madhe të jehonës së qytetarëve të cilët e kanë mundësinë të zgjedhin president të ri. Prej 10.171 votuesve dhe 21 vendvotimeve në Jegunovcë kanë votuar 21,80 për qind e qytetarëve me të drejtë vote, transmeton KOHA.
Edhe komuna e Brevenicës ka jehonë prej 20,9 për qind në 24 vendvotime ku mund të votojnë gjithsej 15.268 qytetarë. Komuna e Tetovës ka jehonë prej 19,83 për qind, ndërsa Tarca 15,48 për qind prej qytetarëve të cilët kanë ardhur nëpër vendvotime të votojnë.
Jehonë më të vogël ka në komunat Bogovinë dhe Zhelinë. Në Bogovinë prej 27.501 votuesve kanë votuar vetëm 12,12 për qind, ndërsa në Zhelinë 10.06 për qind nga qytetarët e regjistruar në listën zgjedhore. (koha.mk)