Komisioni shtetëror zgjedhor doli me konferencën e parë për shtyp për zgjedhjet presidenciale. Sipas KSHZ, me vonesë është hapur një vendvotim në Bogovinë, ku tash më pa ndërprerë ecë procesi i votimit. Vendvotimi 2344 në Studeniçan nuk është hapur. Atje votimi nuk do të zhvillohet pasi që është vonuar më shumë se 3 orë. Numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar deri në ora 10 është 80.569 votues ose 6.05 për qind. Sipas komunave dalje më të madhe ka në Prilep me 11.05 për qind, Sveti Nikole 11.48, Pehçevë 10.22 për qind, Novaci 10.63, Demir Hisar 10.12, Makedonski Brod 10.11. Dalje më të ulët ka në Bogovinë, Likovë 0.97 për qind, Dollneni 1.85 për qind, Zhelinë 1.82 për qind, Pllasnicë 1.58 për qind. Tani për tani votimi është pa probleme të mëdha.