Të gjithë minatorët e ngujuar disa orë më parë në Trepçë, kanë dalë mbi sipërfaqe pas ndërhyrjeve dhe rikthimit të energjisë elektrike atje, raporton KTV. Gjatë ditës së sotme mbi 100 minatorët e Trepçës ishin të ngujuar nëpër horizontet e kësaj miniere si pasojë e djegies së trafos kryesore që ndodhet në Parkun e biznesit në Mitrovicë.