Sot, në orët e hershme të mëngjesit është sulmuar Konsullata e Republikës së Kosovës në Kopenhagë, në Mbretërinë e Danimarkës.
Pas sulmit kanë dalë edhe pamjet e para nga Konsullata ku shihet demolimi i pllakës me stemën e Republikës së Kosovës.
ër këtë ka reaguar sot Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili ka njoftuar se se është dëmtuar Stema e Shtetit të Kosovës nga banditët dhe huliganët serbë.
Pacolli ka thënë se sulmet e vazhdueshme të huliganëve serbë kundër ambienteve diplomatike dhe konsullore të Kosovës tregojnë vetëm frustrimin e politikës së ngecur të Serbisë e cila ende nuk don të kuptoj se qe 11 vjet në Balkanin Perëndimor ekziston një shtet i pavarur që quhët Republika e Kosovës.