Avokati i Kathryn Mayorga ka thënë se Cristiano Ronaldo ka lënë gjurmë të thella pas përdhunimit të pretenduar të moledes amerikane. Në një konferencë për mediat nga Las Vegasi, avokati , Leslie Stovall tha se bukuroshja amerikane pas përdhunimit ka kaluar në depresion dhe ka tentuar edhe vetëvrasjen ,shkruan tabloidi britanik “The SUN”.
“Mayorga u vizitua këtë vit dhe u diagnostikua me çrregullime të stresit post-traumatik, depresioni dhe menjëherë pas përdhunimit kishte tentuar vetëvrasjen. Nëntë apo tetë vitet e fundit kanë qenë shumë të vështira për atë”, tha ai.
“Ka qenë shumë e vështirë, është një individ që vuan nga depresioni i madh, i cili ka ardhur si pasojë e traumës që kaloi pas abuzimit seksual. Ajo tashmë ka probleme serioze psikike…”, theksoi avokati i bukuroshes.
Por në krahun tjetër, prokurorja e çështjes Larissa Drohobyczer tha se gjatë denoncimit a abuzuara ishte shfaqur e brishtë dhe e frikësuar.
“Ajo shpjegoi se që nga sulmi seksual i vitit 2009, ajo kishte përjetuar depresion, madje kishte tentuar edhe vetëvrasjen. Është një përdoruese e alkoolit dhe me vështirësi mban marrëdhënie të mira në punë”, tha ajo.
Prej disa ditësh Mayorga pretendon se Ronaldo e sulmoi seksualisht në një dhomë hoteli në Las Vegas në vitin 2009, disa ditë pas lëvizjes së tij të bujshme nga Manchester United tek Real Madrid.