36 gjyqtarë dhe prokurorë do t’i nënshtrohen ligjit të Vettingut. Këta zyrtarë u përzgjodhën nga shorti i hedhur ditën e sotme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për Vettingun.
Menjëherë pas shortit, KPK ka filluar procedurat e rivlerësimit për subjektet.
Janë 18 gjyqtarë dhe kryetarë gjykatash, si dhe 18 prokurorë dhe drejtues prokurorish në rrethe, të cilët do kalojnë në ‘sitën’ e Vettingut, ku do të vlerësohet pastërtia e figurës së tyre.
Në listën e publikuar në faqen e Komisionit jnë mes të tjerash edhe Enkeledi Hajro, kryetarja e Gjykatës së Tianës, Entela Shedula, kryetarja e Gjykatës së Kavajës, Joana Qeleshi, kryetarja e Gjykatës së Durrësit dhe Anton Martini drejtues i Prokurorisë së Shkodrës.
- Artan Çupi Kryetar i Gjykatës së Rrethit Mat
- Dritan Seci Kryetar i Gjykatës së Rrethit Tropojë
- Emona Muçi Kryetare e Gjykatës së Rrethit Pogradec
- Enkeledi Hajro Kryetare e Gjykatës së Rrethit Tiranë
- Entela Shedula (Sorra) Kryetare e Gjykatës së Rrethit Kavajë
- Halil Vani Kryetar i Gjykatës së Rrethit Dibër
- Isuf Shehu Kryetar i Gjykatës së Rrethit Kukës
- Izet Kadana Kryetar i Gjykatës së Rrethit Pukë
- Joana Qeleshi Kryetare e Gjykatës së Rrethit Durrës
- Ornela Naqellari Kryetare e Gjykatës së Rrethit Lezhë
- Pashk Gjaci Kryetar i Gjykatës së Rrethit Përmet
- Roland Jaupaj Kryetar i Gjykatës së Rrethit Fier
- Esmeralda Çeka Kryetare e Gjykatës së Rrethit Lushnjë
- Skënder Haluci Kryetar i Gjykatës së Rrethit Vlorë
- Sulejman Kurti Kryetar i Gjykatës së Rrethit Elbasan
- Alketa Nushi Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Kukës
- Anton Martini Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Shkodër
- Arben Pasho Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjirokastër
- Ardian Ylli Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Vlorë
- Ardjan Nezha Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Elbasan
- Artan Madani Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Kavajë
- Artan Shtrungza Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Tropojë
- Çlirim Shahini Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lushnjë
- Donika Prela Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Durrës
- Dhorina Theodhori Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Korçë
- Edison Ademi Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Sarandë
- Elidjana Kasaj Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Pukë
- Eloida Goxhaj Drejtuese e Prokurorisë së Rrethit Berat
- Fatmir Lushi Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Fier
- Hysen Keta Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Përmet
- Hysni Vata Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Mat
- Petrit Çano Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Krujë
- Simon Pashuku Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Lezhë
- Sotir Kllapi Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Pogradec
- Shkëlzen Canaj Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Dibër
- Zeqir Hodaj Drejtuesi i Prokurorisë së Rrethit Kurbin.