Katër ditë para ndeshjes me Bilbaon, Cristiano Ronaldo kishte një punë të pakryer. Më 12 janar 2010, avokatët e tij dhe një ndërmjetësues ishin në negociata me një grua të re amerikane e cila pretendonte se ishte përdhunuar nga ylli i Realit. Gazeta gjermane Der Spiegel ka publikuar edhe komunikimin me mesazhe mes Ronaldos dhe avokatit të tij.
“Ndërmjetësi thotë që gruaja po qan dhe po dridhet pasi mendon se ti nuk po interesohesh për të dhe je krejt diku tjetër”, i shkruante Ronaldos avokati i tij.
Ronaldo u përgjigj: “OK”.
Der Spiegel posedon një dokument me firmën e Ronaldos. Ky dokument ishte marrëveshja jashtë gjyqit mes tij dhe gruas së përdhunuar për mbyllje të rastit.
47 minuta mesazhit të parë, Ronaldo pranoi një tjetër nga avokati i tij, kësaj radhe për shumën që gruaja kërkonte si dëmshpërblim.
“950 mijë dollarë”, shkruante avokati.
“Kjo është shumë”?, përgjigjej Ronaldo.
“Po, kjo është shuma e parë. Dmth 660 mijë euro. Nuk do ta pranojmë, negociatat po vazhdojnë”.
“A është kjo shumë e lartë”, pyeste Ronaldo
“Po, duhet ta mbyllim për më pak para”, thoshte avokati.
Pastaj, Ronaldo kërkoi: “Duhet të paguajmë më pak”
Avokati i tha: “OK”.
Sipas Spiegel, Ronaldo e mbylli marrëveshjen për 375 mijë dollarë dhe shpëtoi nga akuzat e gruas, e cila pretendonte se ishte përdhunuar nga ylli i Real Madridit në një hotel në Las Vegas.