Mohamed Salah është duke kaluar sezonin më mbresëlënës me skuadrën e Liverpoolit. Egjiptiani pas javës së 30 kryeson listën e golashënuesve në Premier League me 28 rrjeta, 4 më shumë se Hary Kane i vendit të dytë. Një gazetare e BBC ka bërë një premtim të madh nëse Salah fiton çmimin si golashënuesi më i mirë në Premierligë. Ajo ka thënë se do të zhvishet nudo nëse Salah shpallet golashënuesi më i mirë në Angli.