Shkup, 6 nëntor – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë mbahet takim koordinativ për formimin e komisionit për pajtim dhe integrim të iniciativës të grupit të pavarur parlamentar.
Pak pas fillimit të takimit përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Suria Rashiti u largua. Ai tha se është shumë e paqartë iniciativa dhe ajo se kush me kë duhet që të pajtohet.
“U krijua përshtypja se bëhet fjalë për nevoja ditore-politike, ku përmes hapjes së kalimit në derë të vogël të mundësohet ideja për amnistimin e ngjarjeve nga 27 prilli në Kuvend”, tha Rashidi.
Aleanca për Shqiptarët, sipas tij, janë për pajtim, por mbi bazën e qëllimeve strategjike të vendit për integrimin në NATO dhe në BE.
“Tani jemi në procedurë të amendamenteve kushtetuese dhe përmes kësaj procedure e shohim domethënien e vërtetë të trupit koordinativ për pajtim që do të duhet të përfshijë procese integruese dhe mbylljen e çështjeve të brendshme të hapura”, tha Rashidi.
Takimi koordinativ me të cilin kryeson kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ende është në vijim dhe pritet që nga përfundimi i tij gazetarët të informohen për mënyrën se si do të funksionojë komisioni për pajtim dhe cila do të jetë metodologjia e tij e punës. Merrnin pjesë koordinatorët e të gjitha grupeve parlamentare, përveç të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Miceski.
Në koordinim janë edhe nënkryetarët e Kuvendit, Frosina Tashevska Remenski , Goran Misovski dhe Vesel Memedi, si dhe sekretarja e përgjithshme Cvetanka Ivanova.