Barcelonë, 22 tetor – Tre parti të cilat angazhohen për pavarësi të Katalonjës të cilët kanë 70 nga gjithsej 135 vende në Parlamentin rajonal të Barcelonës janë pajtuar për tekst rezolutë me të cilën planifikojnë të vazhdojnë “rrugën drejt vetëvendosjes”, transmeton gazeta KOHA.
Me këtë dhanë përgjigje të përbashkët për aktvendimin e Gjykatës së Lartë spanjolle që para 11 ditësh dënoi dymbëdhjetë liderë katalonas për shkak të organizimit të referendumit të ndaluar për pavarësi në vitin 2017. Deklarata nuk është dokument i detyrueshëm, por komplotistët katalonas për pavarësi me këtë duan te tregojnë se deklarimi në referendum është vullnet i popullit. Në tekstin “mbrohet e drejta e vetëvendosjes dhe sovranitetit të popullit të Katalonjës të mund të caktojë të ardhmen e saj politike”.
Partitë “Bashkë për Katalonjnën”, “E majta republikane katalonase” dhe “Kandidatura për bashkim popullor”, rezolutën do ta përcjellë në votim në Parlamentin katalonas dhe do ta miratojnë duke parë në atë se kanë shumicë. Ajo është në kundërshtim me dispozitën e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që me aktvendimet e saja theksuan se Kushtetuta spanjolle nuk lejon referendum për pavarësi. Kryetari i Parlamentit katalonas Roxher Torent ka miratuar votimin e deklaratës.
“Do të ndërmarrim të gjitha pasojat e mundshme, personale dhe juridike me qëllim në Parlament të mund të flitet për gjithçka”, ka deklaruar Torent.(koha.mk)