Shkup, 31 mars – Çmimi i blerjes së lakrës deri më 20 prill do të jetë minimum 15 denarë për kilogram, kjo sot është dakorduar në takimin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski me blerësit e lakrës.
Siç kumtoi MBPEU, vendimi i tillë është për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe pasojave nga paraqitja e koronavirusit ndaj sektorit të bujqësisë.
“Inspektorati shtetëror për bujqësi, në këtë periudhë do të kryejë kontrolle të përforcuara, me qëllim që të mos ketë manipulime me çmimin e dakorduar minimal. MBPEU është në komunikim të vazhdueshëm me prodhuesit, blerësit dhe eksportuesit e të gjitha prodhimeve bujqësore, me qëllim që të ketë eksport pa pengesa”, theksohet në kumtesë.(koha.mk)