Uashington, 12 tetor 2018 – Ish këshilltarja e presidentit amerikan Donald Tramp dhe drejtoreshë aktuale në bankën “Goldman Saks”, Dajna Pauel ka refuzuar të jetë përfaqësuese e përhershme e SHBA-së në KB, kumtoi një burim anonim në Shtëpinë e Bardhë.
Pas tërheqjes së paralajmëruar nga funksioni të ambasadores aktuale të SHBA-së në KB, Niki Hajli deri në fund të vitit, Tramp të martën bëri të ditur se në këtë detyrë planifikon ta propozojë Pauelin.
Megjithatë, sipas burimit nga Shtëpia e Bardhë, Pauel i ka shprehur falënderim Trampit për besimin e dhënë, por e ka informuar se preferon të mbetet në detyrën në “Goldman Saks”.
Pauel ka qenë zëvendëskëshilltare për siguri kombëtare e Trampit në vitin e parë nga mandati i tij presidencial. Para ardhjes në këtë funksion ka qenë e punësuar në “Goldman Saks”, ku u kthye edhe pas lëshimit të Shtëpisë së Bardhë. Pauel ka qenë funksionare e lartë në Stejt Departament në kohën e ish presidentit amerikan Xhorxh Bush më të riut.