Këngëtarja e njohur shqiptare Dafina Zeqiri, ka gati albumin e ri.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Sinjali.
“Ky album veçse tingëllon mirë. Pesë demo për dy ditë, imagjinojeni se si do të jetë në 2020“, ka shkruar ajo në mbishkrimin e videos.
Më tutje, në po të njëjtën video, Dafina ka shkruar edhe një pjesë të njërës prej këngëve të albumit.
“E di që unë faj kam, pe di që je ka vajton! Jena dosta po kjo nuk mjafton….”, ka shkruar ajo, ku siç duket disa nga këto këngë do të jenë dedikim për dikë.