Këngëtarja e njohur kosovare Dafina Dauti pritet të bëhet nënë për herë të dytë, edhe këtë herë do të sjellë në jetë një vajzë. Në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA, ajo zbulon gjëra mbi lidhjen e saj me Tafilin si dhe rikthimin në muzikë pas rritjes së vajzës
KOHA: Lajmi për shtatzëninë erdhi si befasi për publikun, besojmë edhe juve me gjithë familjen ju ka befasuar, na thuaj momentet e para kur mësuar se do bëheni nënë si keni reaguar ju e si burri?
Ka qenë një nga lajmet më të mira për mua dhe për Tafilin padyshim, jam gëzuar shumë por forma se si e morri vesh Tafili ka qenë më interesante, atij nuk i tregova direkt, por fillimisht i tregova një familjare të tij e pastaj atij, sigurisht ka qenë një emocion që e kemi ndjerë njësoj.
KOHA: Ka nisur tashmë ai emocioni se do bëheni prindër të dy, po bëni gati rrobat, dhomën e kështu gjëra?
Unë jam në muajin e fundit të shtatzënisë dhe përgatitjet i kemi filluar që moti, tashmë presim vetëm të vijë në jetë foshnja.
KOHA: Emrin keni vendosur si do ia leni apo ende nuk do e zbuloni gjininë?
Jo akoma nuk e kemi vendosur, në fakt gjininë e kemi zbuluar fëmija do jetë vajzë për emër ende nuk kemi vendosur, por një gjë e di se do jetë mjaft unik.
KOHA: Ka qenë shtatzëni e planifikuar apo ju ka zënë në befasi?
Është një fryt që po vjen nga një dashuri e madhe, nuk mund të them se ka qenë e planifikuar e as befasi, kështu e ka shkruar Zoti dhe ne e kemi mirëpritur me shumë dashuri.
KOHA: Do jeni aktive me ndonjë projekt ashtu si bëjnë gjithë fytyrat publike gjatë shtatzënisë?
Unë dhe Tafili kemi përfunduar xhirimet e klipit të ri, bëhet fjalë për këngën Mos u largo nga Bujar Qamili dhe së shpejti këtë këngë do e hedhim në qarkullim.
KOHA: Sa ka ndryshuar jeta juaj gjatë kësaj periudhe?
Ka ndryshuar shumë, si në anën fizike ashtu edhe në shpirtërore, tani e kam familjen e kompletuar dhe ndihem shumë e përmbushur, jam duke jetuar momentet më të lumtura dhe jam falënderuese ndaj Zotit për këtë fat që më ka shkruar.
KOHA: Pas lindjes mendoni të riktheheni me ndonjë projekt të fuqishëm?
Do pak kohë që të kthehem pasi njëherë primare e kam familjen, pasi të rritet vajza pak padyshim që do kthehem me këngë të reja.
KOHA: Dimë shumë pak për lidhjen tuaj, a mund të na zbuloni njohjen, fillimet e dashurisë etj..?
Jemi njohur në Shëngjin në një vend ku kemi kënduar bashkë, njëherë kemi filluar kontaktet si kolegë e më pas si shokë e tash ja ku jemi të martuar.
KOHA: Receta që konsumon gjatë një jave si shtatzënë?
Nuk kam ndonjë recetë fikse, thjeshtë po qëndroj larg stresit po fle në orë të mjaftueshme dhe ushqehem shëndetshëm dhe po mbushem me dashuri nga njerëzit që më rrethojnë.