Serbët me dalje masovike në vendvotime kanë mbrojtur veriun e Kosovës. Në këtë mbrojtje, kreu shtetëror i Serbisë si dhe popullata serbe në Kosovë, ka mbështetje të padiskutueshme të Rusisë dhe kryetarit Vladimir Putin”, ka thënë shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç. Daçiç i ka thënë gazetës serbe “Kurir” se Serbia në mbrojtje të interesave në Kosovë ka mbështetjen absolute të Rusisë. Në shumë takime zyrtare e jozyrtare kjo mbështetje është konfirmuar, ka pasur edhe veprime konkrete të Moskës zyrtare, të cilën kanë bërë që serbët të mbesin në Kosovë, ka thënë ai. “Mua disa herë në bisedime me kanë bindur se Rusia nuk do të lejojë që Serbisë t’i shkaktohet dëm, ndërsa Aleksandar Vuçiç disa herë e ka dëgjuar këtë nga vetë kryetari Putin”, ka thënë Daçiç.