Prishtinë, 26 nëntor – Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se Shqipëria po e përkrahë bllokadën e mallrave serbe nga ana e Kosovës, me çka, siç ka vlerësuar ai, kryeministri Shqipërisë, Edi Rama i ka shkelur marrëveshjet mbi bashkëpunim rajonal.
“Rama i ka vrarë marrëveshjet rajonale për bashkëpunim, hapësirë të përbashkët ekonomike, ajo për të cilën të gjithë kemi folur, është e pakuptimtë të mbajmë çfarëdo takimi për bashkëpunim rajonal, pas kësaj çfarë ka thënë Rama dhe çfarë ka biseduar me Haradinajn”, deklaroi Daçiq.
Ai ka vlerësuar se Beogradi edhe një herë duhet t’i mbrojë vlerat evropiane prej Kosovës, e cila po i mbyt liritë ekonomike, një prej bazave të themeleve evropiane.
Duke e përmendur vendosjen e taksave prej 100 për qind ndaj prodhimeve të Serbisë, kryeministri shqiptar Rama ka thënë se ky ishte reagim i qartë ndaj veprimeve të Serbisë. Ai gjithashtu ka thënë se Shqipëria e përkrahë Kosovën në këtë çështje.