Serbia me shqiptarët dëshiron një marrëveshje pa pranuar zgjidhjet e tyre të njëanshme, tha sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq.
Ai tha se Prishtina zyrtare nuk është e gatshme për një gjë të tillë, transmeton KosovaPress.
Daçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve nga Akademia Diplomatike në Vjenë, tha se Beogradi dëshiron një kompromis, i cili merr parasysh interesat serbe dhe shqiptare.