Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se anulimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel me Kosovën, nuk është në interes të Serbisë. Ai thotë se marrëveshjet duhet zbatuar.
Daçiq ka shtuar se zgjidhja për Kosovën mund të arrihet vetëm me anë të kompromisit.
Tutje, ai thotë se askush nuk do të mundet që me forcë ta bindë Serbinë për njohjen e Kosovës.
Për Tanjugun, ai ka deklaruar se ministria që ai drejton do t’i ofrojë mbështetje logjistike për të gjitha përpjekjet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për gjetjen e një zgjidhjeje për Kosovën, transmeton Periskopi.
Daçiq citohet të ketë thënë se për herë të parë në histori të Serbisë është duke u zhvilluar një luftë diplomatike për të ruajtur interesat e Serbisë.
Betejën kryesore për këtë ai e cilëson zvogëlimin e numrit të vendeve që e njohin Kosovën si shtet.