Takimi në Berlin nuk është format i ri i dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, pasi dialogu nuk ekziston, deklaroi sot ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, duke shtuar se pozita e Serbisë mbetet e pandryshuar: njohja e Kosovës është mision i pamundur, shkruan Alsat M , transmeton gazeta Koha.
“Ata nuk flasin për dialog, ndërsa dialogu për ta është ne ta njohim Kosovën. Pozita jonë është e pandryshueshme – ta njohim Kosovën është mision i pamundur”, theksoi Daçiq.
Sipas tij, formati në takimin në Berlin ka qenë joadekuat pasi “Ballkani Perëndimor nuk ka çfarë të thotë për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës”.