Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka reaguar pas thirrjeve që Serbia ta pranojë Kosovën si shtet.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot nga Timisoara në Rumani se shumë “doktorë politik” e këshillojnë Serbinë të kthehet nga e ardhmja.
Dhe, me një mendim të tillë e kanë fjalën për “pranimin e Kosovës”.
Ai ka shtruar pyetjen pse Prishtina nuk i “kthehet së ardhmes” për ta pranuar autonominë e Kosovës brenda Serbisë.
“Çfarë do të thotë të kthehemi nga e ardhmja?” u pyet Daçiq i cili sot ka marrë pjesë në panelin e “Sfidave të Sigurisë në Ballkan” në Timisoara, së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Teodor Meleskanu.
“Një formulim të tillë e përdorin doktorët politik kur është në pyetje Kosova. Kthehuni nga e ardhmja, dorëzojeni Kosovën. Ju them t’i thonë atyre në Prishtinë të kthehen nga e ardhmja, të pranojnë autonominë në Serbi. Kjo i bie njësoj sikurse kur e rrihni dikë dhe i thoni kthehu nga e ardhmja. Nuk është aq e thjeshtë”, shtoi ai.
“E kemi fjalën për një problem konkret, i cili është duke vazhduar, i cili po zgjidhet. Nuk flasim për shekullin e kaluar. Mund t’i thoni spanjollëve dhe katalanëve të kthehen nga e ardhmja. Mund t’i thoni Moldavisë dhe moldavëve, të kthehen nga e ardhmja. Ne jemi në proces të zgjidhjes së kësaj çështjeje dhe ende nuk ka përfunduar, e ju duhet të jeni më direkt dhe të na tregoni se çfarë mendoni”, përfundoi Daçiq. /Lajmi.net