Beograd, 25 mars – Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq sot konfirmoi se sekretari shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor Branisllav Bllazhiq është infektuar me koronavirus.
Daçiq në deklaratë për televizionin lokal tha se Bllazhiq ka marrë pjesë në mbledhjen e komitetit resor në Qeveri, në bordin dhe ka qenë në kontakt me anëtarët tjerë të komisionit.
“Kemi të punësuar tjerë në Qeveri dhe në ministritë të cilët janë të infektuar”, tha Daçiq, pa saktësuar se sa persona janë infektuar.
Mediat e Beogradit mbrëmë publikuan për të infektuarit me Kovid-19 në Qeverinë serbe, duke i’u referuar biurimeve të njoftuara me situatën”.
Bllazhiq është nga Kikinda, qytet i cili është një nga vatrat e epidemisë së koronavirusit në Serbi.
Sipas mediave serbe, të gjithë nga Ministria e Mjeditis Jetësor të cilët ishin në kontakt me Bllazhiq tani janë në izolim, ndërsa ministri Goran Trivan vetëm në telefon ka kontaktuar me sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë së tij dhe me të tjerë me të cilët Bllazhiq ka qenë në kontakt.
Bllazhiq për momentin është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Beograd.