Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, pas letrës së Kryeministrit Ramush Haradinaj drejtuar krerëve të qeverive të të gjitha vendeve të botës, vlerësoi se Haradinaj “nuk është i vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhet”.
Në këtë letër Haradinaj ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi është dialog mes dy shteteve sovrane dhe për subjekt nuk e ka statusin final të Kosovës, por normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, me njohje reciproke.
Daçiq e ka kundërshtuar këtë.
“Nëse është kështu, pse ata nuk po bëhen anëtarë të OKB-së, Interpolit ose UNESCO-s, pse 13 vende kanë tërhequr njohjen e tyre dhe pse SHBA-të dhe BE-ja po bien dakord të kërkojnë kompromis?”, ka thënë Daçiq për Vecernje Novosti, transmeton Klan Kosova.